TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2023, 14:10

Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla shkon në SPAK

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka shkuar mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk dihen ende arsyet përse Kulla është paraqitur në SPAK. Ndërkohë, teksa ka qenë duke u futur në ambientet e SPAK, Kulla ka thënë për gazetarët që nuk e di se për çfarë e kanë thirrur. 

Ai është fotografuar i vetëm, dhe pa avokat.

Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla shkon në SPAK

Në foto shihet momenti kur ai hyn në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme.

Kulla ka disa biznese në pronësi dhe më herët ka mbajtur disa detyra shtetësore. Së fundmi ka qenë edhe këshilltar i ish-Presidentit Ilir Meta.

ilir kulla spak

Lini një Përgjigje