
Edukatorja Majlinda Dhima në kopshtin ‘Stinët’ në Tiranë është shoqëruar në polici 6 ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ku shfaqej duke dhunuar një 3 vjeçare në kopësht, të cilës dyshohet se i ka thyer edhe këmbën.
Dhima po hetohet nën akuzën e 'keqtrajtimit të të miturit".
Prokuroria regjistroi procedimin penal për “Keqtrajtimi i të miturit” lidhur me ngjarjen e ndodhur në kopshtin privat “Stinët’ ku një fëmije 3 vjeç dyshohet iu thye këmba në rrethana ende të paqarta.
Majlinda Dehima është edukatorja që punon në kopshtin privat “Stinët” në zonën e Ali Demit e cila në videon e publikuar në emisionin “Stop” dyshohet se dhunon vajzën me vizore dhe me shpulla.
Prindërit e fëmijës u njoftuan nga një telefonatë nga kopshti në orën 15:00 pasi e mitura ishte transportuar në pediatri më 1 nëntor 2023.
Nga kopshti i thanë se vajzën e kishte pickuar diçka dhe këmba i ishte fryrë. Mjekët sugjeruan ta çojnë në spitalin e Traumës, ku nga grafia rezultoi se thyerje në pjesën e kofshës.
Lini një Përgjigje