Aktualitet 7 Nëntor 2023, 13:45

Kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak, Gjykata e Lartë çon kërkesën e Belerit në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak, Gjykata e Lartë

Gjykata e Posaçme dhe Gjykata e Durrësit kishin shpallur moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Gjykata e Durrësit ia kishte kaluar çështjen për shqyrtim Gjykatës së Lartë dhe kjo e fundit vendosi t'ia kalojë GJKKO.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka si dhe të gjithë trupës gjykuese.

Në seancën e zhvilluar sot për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë që dëshmia e Arsen Ramës të bëhet me dyer të mbyllura.

Prokuroria e Posaçme deklaron se Arsen Rama, personi që ka bërë kallëzimin në prokurori për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe tashmë është bërë bashkëpunëtor i prokurorisë është kërcënuar me jetë. Jo vetëm kaq. Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko deklaroi se dëshmitari dhe familjarët e tij janë kërcënuar gjatë kësaj periudhe madje Arsen Ramës i është dëmtuar edhe automjeti.

Ditën e sotme u zhvilluan 2 seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin. Njëra prej seancave po mbahet në GJKKO ku do të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës mes tyre dhe Arsen Rama. Me kërkesë të SPAK GJKKO vendosi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura. 

Kujtojmë se ishte Arsen Rama ai i cili denoncoi blerjen e 8 votave me 40 mijë lekë nga Fredi Beleri. Po ashtu në seancë janë thirrur edhe banorë të tjerë të cilët do të dëshmojnë nëse janë kontaktuar nga pjesëtarë të stafit elektoral të Belerit për ta votuar këtë të fundit në zgjedhjet e 14 majit, në këmbim të shumave monetare.

Ndërkohë Gjykata rrëzoi edhe dy kerkesat e Fredi Bejlerit për përjashtimin e Irena Gjokës nga trupi gjykues si dhe kërkesën për përjashtimin e te gjithe trupit gjykues. Sipas gjykatëss të dyja kërkesat janë të pabazuara.

gjykata e larte beleri kerkese gjkko