Drejtori i Portit të Shëngjinit Sandër Marashi në një linjë me kryeministrin Edi Rama i ka kapacitet e mjaftueshme për pritjen e refugjateve
Marashi tha për mediat se pika e karantinës nën juridiksionin e shtetit Italian.
Ai thotë se përcaktuar vendi ku do të ngrihet qendra e karantines nën juridiksionin e Italisë, për pritjen e refugjateve.
“Porti i Shëngjinit i ka të gjitha kapacitetet të kryejë këtë operacion që ka ndërmarrë shteti italian pa cënuar punën“-tha Marashi.
Drejtuesi i Portit të Shëngjinit ka garantuar se refugjatet nuk do të kenë asnjë kontakt me banorët e Shëngjinit, pasi nga porti do të transportohen me autobusë në strukturen që do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil.
"Do të jetë pikë karantine nën juridiksionin e shtetit Italian. Do të thotë që refugjatët do të vijnë në portin e Shëngjinit… nuk kanë asnjë kontakt me banorët e Shëngjinit e në Lezhë. Do të vijnë do të karantinohen e do të hipin në autobusë“, thotë Sandër Marashi.
Lini një Përgjigje