Aktualitet20 Prill 2024, 21:17

“Ilir Meta si telenovelë me seri”, gazetari Lita: Dumani është personazhi negativ

Shkruar nga Pamfleti

“Ilir Meta si telenovelë me seri”, gazetari Lita: Dumani

Gazetari, Lavdrim Lita, ka analizuar deklaratat e fundit të Ilir Metës lidhur me kreun e SPAK dhe akuzat ndaj tij, duke thënë se Meta ka krijuar një telenovelë ku personazhi negativ është Dumani.

Lita tha se personazhi negativ nuk është Dumani, por Meta është i shqetësuar për shkak të dosjeve që po hetohen.

Gazetari tha se janë tre dosje në hetim: ajo e CEZ-DIA, lobimi i LSI në SHBA dhe pasuria e Monika Kryemadhit.

“Duket se Ilir Meta po rikrijon vetveten. Ka krijuar një telenovel si ‘’100 vitrinat’’ me personazhe pozitive dhe personazhe negative. Anëtarë të familjes të përfshirë.

Personazhi negativ është Dumani, ku ai e ka personalizuar komplet retorikën ndaj tij dhe sigurisht kjo fsheh një shqetësim që vjen nga disa dosje që po hetohen në SPAK sic është ajo e CEZ DIA, cështja e lobimit të LSI-së në SHBA dhe hetimi për pasurinë e Monika Kryemadhit.

Pra janë tre dosje nën hetim dhe si duket po shkojnë drejt konkluzionit drejt përfundimeve të prokurorëve dhe kjo ka zgjuar në një farë mënyre Metën dhe ai është hapur në shumë fronte, në frontin e partisë dhe në frontin e drejtësisë.

Pra brenda një jave ai ka arritur të marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medias duke vënë edhe opozitën tjetër në hije, pra Berishën dhe të tjerët duke i lënë në periferi të diskursit politik”, tha Lita për Ora News. 

lavdrim lita ilir meta altin dumani spak