Aktualitet20 Prill 2024, 20:37

"Është me paranoja", Gjikondi: Ja si e njoh Ilir Metën, mëkatet që ka me Monikën shumë më të mëdha sesa morali i tyre!

Shkruar nga Pamfleti

"Është me paranoja", Gjikondi: Ja si e njoh Ilir Metën,

A e merr Ilir Meta opozitën në kushtet që “Rithemelimi” nuk ka vulën dhe logon e PD-së? Juristja Brisida Gjikondi u shpreh se atë nuk po e dëgjon gruaja e vetë , ta dëgjoj opozita?

“Unë jam i bindur që problemet që ai ka hapur në parti, atij do ja përçajnë partinë sepse ai është me paranoja. Këta persona paranojat i kanë kryesisht me njerëzit e afërt. Po dhe me afrimin e Gazment Bardhit me Sali Berishën, Ilir Metës i kanë rënë pritshmëria për të qenë në krye të opozitës”, u shpreh ajonë “3D me Alban Dudushi”? 

Ndërkaq ajo shtoi: “Meta po përpiqet të faktorizohet gjithmonë me dhunë dhe jo me ide , jo me risi dhe jo me vizione. Kjo do të ndahet me çështjen e vulës nëse do e marr Sali Berisha apo jo”.  

Duke komentuar debatet mes çiftit Meta-Kryemadhi, Gjikondi u shpreh se ata gjithmonë kanë pasur dualitet me njëri-tjetrin në drejtimin e partisë.

Duke treguar eksperiencën e saj se si e ka njohur çiftin Meta-Kryemadhi, Gjokondi u shpreh se, kjo nuk është thjesht një debat për mënyrën se si është drejtuar partia por qëndronë frika nga drejtësia dhe SPAK që të bëjnë këtë debat publik.

“Është një krizë shumë e madhe dhe frike që kanë përpara drejtësisë. Me aq sa i kam njohur ata do të bashkohen serish sepse mëkatet që ata kanë janë shumë më të mëdha sesa morali që kanë për t’u ndarë”.

Unë e besoj, tha Gjikondi se kriza që është aktualisht  nuk është krizë artificiale  sepse gjithmonë ka pasur një dualizëm mes të dy bashkëshorteve, se kush do udhëhiqte dhe kush do e bënte ligjin tek kush.

“Por kur jam larguar në 2008 aty quheshin që këta janë të Metës dhe këta janë të Monikës.

Një nga arsyet e largimit tim prej 14 vitesh, e më pas e shumë figurave nuk ishte ajo klimë që u shit nga Meta në fillim”, tregoi Gjokondi.