Aktualitet 8 Mars 2023, 01:41

Imoraliteti/ "Xhandari" që mbrojti Teatrin dhe kundërshtoi amnistinë e Ramës emërohet zv.ministër Financash

Shkruar nga Pamfleti

Imoraliteti/ "Xhandari" që mbrojti Teatrin dhe kundërshtoi

Endrit Yzeiraj, ekspert ekonomie është emri më i ri që është bërë pjesë e kabinetit të qeverisë së kryeministrit Rama. Ai ka marrë postin e zv.ministrit të Financave, duke zëvendësuar kështu Besart Kadian, i cili është larguar për në dikasterin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

Yzeiraj rezulton të jetë pjesë drejtuese e Fondit shqiptaro-amerikan, pa asnjë amerikan dhe përfitues tenderësh, koncesionesh, ndërtim resortesh, kulla e deri në rindërtim pallatesh post-tërmet. 

Shefat e këtij institucioni që kanë përfituar miliarda lekë nga shteti janë Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, të lidhur ngushtë me kryeministrin dhe znj.Linda Rama. Kujtojmë se Sarapuli është edhe ndërtuesi i sarajeve të Edi dhe Linda Ramës, por gjithashtu edhe ortak me Erion Veliajn në fondin financiar jo bankar "Crimson Finance Found Albania shpk". 

Por të ndalemi pak te Endrit Yzeiraj i fondacionit shqiptaro-amerikan. Ai ka qenë mjaft kritik në lidhje me amnistinë fiskale ku e ka kundërshtuar kryeministrin Rama si dhe kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. 

Në një analizë të tij, Yzeiraj parashtroi disa prej problematikave që kishte vënë në projektin e amnistisë fiskale, që sipas tij, mund të sjellë mjaft pasoja në ekonomi. Disa muaj më vonë Rama e emëron zv.ministër Financash. Një histori e ngjashme me paraardhësin e tij Besart Kadia, ku nga kampi blu i Lulzim Bashës dhe kritik i ministres së asaj kohe, Anila Denaj, u bë vartës i saj si zv.ministër i Rilindjes./Pamfleti 

endrit yzeiraj fondi shqiptaro-amerikan zv.ministër financash edi rama