TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shtator 2025, 14:27

IMT prish ndërtimet në Gjipe (Video) 

Shkruar nga Pamfleti
IMT prish ndërtimet në Gjipe (Video) 
Pamje nga aksioni i IMT në Gjipe

Inspektorati i mbrojtjes së Territorit të Vlorës, ka nisur prishjen e lokaleve me struktura druri në plazhin e Gjipesë, të vendosura pa leje.

Me mbarimin e sezonit, fadromat e IMT-së nisën aksionin, duke i hequr baret me skrepe. Prej disa kohësh Qeveria ka ndërmarrë një aksion për prishjen e objekteve pa leje. 

Kujtojmë se kyeministri Edi Rama, publikoi disa ditë më parë pamjet nga shpërthimi me tritol i resortit të ish-kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Ardian Halili, i cili e kishte ndërtuar pa leje në zonën e Kepit të Rodonit në kohën që drejtonte IMT-në.

 

 

Lini një Përgjigje