Në fund të deklaratës, “Riviera Kakome” u kërkon institucioneve kompetente të hetojnë ngjarjen dhe të marrin masa ndaj autorëve të dëmtimeve, duke vlerësuar se cenimi i pronës private ndikon negativisht te siguria juridike, investimet dhe zhvillimi i turizmit në zonë.
Shoqëria “Riviera Kakome” sh.p.k. ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura një ditë më parë në zonën e Kakomesë, duke i cilësuar ato si sulm ndaj pronës së saj private dhe duke kundërshtuar akuzat për kufizim të aksesit në plazh.
Sipas kompanisë, disa dhjetëra persona kanë hyrë në territorin e saj, duke shkaktuar dëme në portën hyrëse, rrethimin, kabinën e rojeve dhe objekte të tjera brenda pronës. Në deklaratë thuhet se janë siguruar prova për incidentin dhe se do të ndiqen rrugët ligjore për identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.
“Riviera Kakome” mohon gjithashtu pretendimet se qytetarëve u është ndaluar hyrja në plazh. Kompania sqaron se kufizimi lidhet vetëm me truallin privat të rrethuar, për të cilin disponon leje ndërtimi, ndërsa rruga që të çon në bregdet ka mbetur e aksesueshme dhe plazhi është përdorur lirisht.
Në reagim trajtohet edhe çështja e pronësisë së tokave në Kakome. Kompania argumenton se pretendimet e ngritura nga banorë të Nivicës janë shqyrtuar më parë në gjykata dhe nuk janë pranuar, ndërsa thekson se sipërfaqja ku po zhvillohet projekti nuk përfshihet në pronat e kontestuara nga kundërshtarët e investimit.
Në fund të deklaratës, “Riviera Kakome” u kërkon institucioneve kompetente të hetojnë ngjarjen dhe të marrin masa ndaj autorëve të dëmtimeve, duke vlerësuar se cenimi i pronës private ndikon negativisht te siguria juridike, investimet dhe zhvillimi i turizmit në zonë.
Disa banorë, emigrantë të ardhur nga Greqia dhe qytetarë nga zona të ndryshme të vendit u mblodhën të dielën në Gjirin e Kakomesë, në një protestë që u shndërrua në një akt simbolik të asaj që ata e quajtën "çlirimi i Kakomesë" pas më shumë se dy dekadash konfliktesh për pronësinë.
Protestuesit shembën muret rrethuese, shkulën telat me gjemba, rrëzuan kabinat e rojeve dhe hoqën çdo gjurmë të rrethimit.
Pavarësisht tensionit të situatës, nuk u shënuan incidente mes protestuesve dhe forcave të policisë.Uniformat blu qëndruan në distancë, duke monitoruar situatën dhe garantuar qarkullimin normal në aksin nacional Sarandë-Himarë.
Keta jane mashtruesa. Isha une ne Kakome vjet nuk me lane te hyja per ne plazh, u desh me u dhene atyre rojeve 2 mije leke reja sigurisht per te me lene te kaloja. Tani e ka rradhen Palasa per ta kthyer ne plazh publik sic ka qene.
Genjejne. Per faqen e zeze te shtetit dhe kompanise bashke nuk mund te futeshe ne Kakome pa paguar nen dore rojet private. Mijera qytetare jane penguar ne keto 25 vjet te vizitojne plazhin dhe Manastirin