TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 07:51

Ish-prokurori Eugen Beci: Grupet kriminale janë si banka, japin para me fajde

Shkruar nga Pamfleti

Ish-prokurori Eugen Beci: Grupet kriminale janë si banka, japin para me

Fajdet nuk janë një histori e re në Shqipëri por kanë një historik në Shqipëri, që kulmoi në vitin 1997. Historia dramatike më pas dihet.

Falimentimi i firmave piramidale solli anarkinë e atij viti të mbrapshtë. Sot në Shqipëri fajdet bëjnë kërdinë në mënyrë të fshehur dhe të sofistikuar. Grupet kriminale janë kthyer në një sistem bankar paralel që jep para me fajde me interesa shumë ta larta.

“Krimi në përgjithësi të gjithë të ardhurat që nxjerr nga veprimtaria kriminale do të duhet që ti vërë në qarkullim. Fakti që janë kesh dhe që s’futen në qarkullim kjo është një ndër ndër rrugët që kanë zgjedhur skemën e fajdeve dhe pastrimin e parave”, u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror

“Është kthyer si një bankë jashtë bankave dhe ka lulëzuar dhe lulëzon kryesisht tek personat me rekorde kriminale, të cilët janë shtritë në të gjithë vendin. Në 2019 kanë qenë 39 raste, në 2020 është rritur, në 54, 2022 mbi 64 raste”, u shpreh Fatjon Softa, ekspert sigurie.

“Është një treg paralel, i paligjshëm, është një treg që deri diku, deri diku ama i bën mirë ekonomisë, sepse duhet të kuptojmë që biznesi që i drejtohet kësaj alternative paralele huamarrje i drejtohen për arsye se janë të paafta për të realizuar një transaksion të ngjashëm, ose mikrokredi. Të gjendur përpara këtyre kushteve biznesi zgjedh këtë alternativën tjetër”, u shpreh Artan Gjergji, ekspert ekonomie. /Inside Story

eugen beci fajde krimi organizuar

Lini një Përgjigje