TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2026, 21:55

"Je i rrethuar, s'ke për të shpëtuar", bulevardi oshëtin kundër Ramës: Ik nga Kryeministria, po të pret qelia!

Shkruar nga Pamfleti
"Je i rrethuar, s'ke për të shpëtuar", bulevardi
Pamje nga protesta

Vijon revolta qytetare në shesh...

Mes mijëra qytetarëve të mbledhur në protestën e 21-të kundër qeverisë, u dëgjuan thirrje të forta drejtuar drejtësisë për hetimin e Edi Ramës, por edhe slogane kundër gjithë kastës politike.

Një nga momentet më domethënëse të protestës së mbrëmjes para Kryeministrisë ishte thirrja e drejtpërdrejtë drejtuar institucioneve të drejtësisë.

"Hetoni Ramën", brohoritën në kor mijëra protestues, duke kërkuar hetimin e kryeministrit Edi Rama.

Pak më pas, turma shpërtheu në një tjetër slogan që po shoqëron prej ditësh protestat qytetare.

"Rama në burg, Berisha në burg", ishte thirrja që ushtoi në të gjithë bulevardin, mes duartrokitjeve dhe flamujve kuqezi.

Por protestuesit nuk u ndalën me kaq. Në disa momente, turma iu drejtua kryeministrit me një tjetër mesazh sfidues.

"Je i rrethuar, nuk ke për të shpëtuar", dëgjohej nga mijëra qytetarë të mbledhur para selisë së qeverisë. Po ashtu turma brohoriste: “Ik nga Kryeministria, po të pret qelia”. 


Sloganet tregojnë se protesta ka kaluar tashmë përtej kërkesës për dorëheqjen e Edi Ramës. Një pjesë e mirë e protestuesve kërkojnë hetime, përgjegjësi dhe ndëshkim për figurat politike që kanë dominuar jetën publike shqiptare gjatë dekadave të fundit.

Ndryshe nga protestat tradicionale të organizuara nga partitë politike, në protestën e 21-të janë dëgjuar vazhdimisht thirrje kundër gjithë klasës politike. Slogani "Rama në burg, Berisha në burg" është kthyer në një nga refrenet më të forta të lëvizjes, duke reflektuar pakënaqësinë ndaj të dy kampeve që kanë qeverisur vendin gjatë tranzicionit.

 

protesta rama

Lini një Përgjigje