TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Korrik 2024, 12:11

“Kam një foto me pistoletën në kokë”, Adriana Kalaja merret nën hetim për kanosje ndaj Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
“Kam një foto me pistoletën në kokë”, Adriana
Ardiana Kalaja

Ardiana Kalaja, e cila pak ditë pasi u shfaq duke bërë qitje është marrë nën hetim nga Prokuroria.

Por nuk është kjo arsyeja për të cila policia nisi procedim kryesisht. Mësohet se procedimi ka nisur për shkak të një deklaratë të saj publike ku ka thënë: 

“Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës”, tha ajo në deklaratat e saj.

Rasti është referuar në Prokurori nën akuzën” kanosje për shkak të detyrës” ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ditën e djeshme, aktivistja Adriana Kalaja paralajmëroi kreun e qeverisë Edi Rama, se e pret burgu, teksa i ka kujtuar se i ka bërë llogaritë gabim me liderin e opozitës, Sali Berisha dhe me demokratët.

Nga tubimi qytetar poshtë banesës së Sali Berishës, Kalaja tha se nuk bie pre e kërcënimeve të Ramës përmes mediave të incineratorëve, njëjtë siç ka vepruar me gratë e tij.

‘Sot media e incineratorëve u fut me kërcënimet e mia gjoja kundër Ramës. Po mo Edi Rama të kërcënoj nga foltorja, do të shkosh në burg edhe po zbriti Zoti në tokë. I ke bërë keq llogaritë me Berishën dhe Adriana Kalanë. E injoroj të jem Linda e Kuvendit apo ato gra që i ka zgërdhirë Rama në dru. Po ne jemi gra që të gjuajmë në lule të ballit. Unë dhe të gjithë demokratët të gjuajmë në lule të ballit. Po Edi Rama, por me votë’., tha ajo.

ardiana kalaja edi rama

Lini një Përgjigje