TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2025, 11:54

IKMT rrafshon ndërtimet në Valbonë, të moshuarit shpërthejnë në lot: E ngritëm për një copë bukë

Shkruar nga Pamfleti

IKMT rrafshon ndërtimet në Valbonë, të moshuarit

IKMT ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme.

Në një prononcim për mediat, banorët shprehen mes lotësh me sa mund i kanë ndërtuar objektet të cilat po prishen nga IKMT.

“Plot ilaçe jam këtu…për të ngrënë një copë bukë, për asgjë tjetër nuk e kemi. Të tre fëmijët po qajnë, për një copë bukë e bëmë. Sivjet e bëmë, shiko jemi tani”, shprehet e moshuara mes lotësh.

“Ia prish çatinë… jam shqiptar, nuk jam serb. Rrëzoje dhe lere ashtu… nuk ka bërë vaki”, shprehet i moshuari tjetër.

Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. 3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur.

 

Lini një Përgjigje