TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2023, 21:52

Kaosi në Kuvend, habit Arian Çani: Deputetët e opozitës duhet të rriheshin aty, të shkonin në ekstrem

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, habit Arian Çani: Deputetët e opozitës

Gazetari Arian Çani duke analizuar ngjarjet e ndodhura në seancat e plenare, pretendon se tensionet e sotme në Kuvend nuk ishin mjaftueshëm.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania” ai tha se deputetët e opozitës duhet të rriheshin aty dhe të shkonin në ekstrem. Sipas tij, kjo është e vetmja formë revolucioni që do të çonte në arritjen e synimit të opozitës.

Mediat e pushtetit këtë e kanë quajtur revolucion karrigesh dhe për hir të së vërtetës nuk është gjetje e keqe, është gjetje interesante, për një njeri si puna ime që është neutral, me asnjë palë, mua mu duk interesant ky revolucioni i karrigeve. Për mua kjo që po ndodh është krej normale dhe habitem si ata deputetë atje nuk kanë mundësi të bëjnë më shumë. Të merresh me karrige s’është trimëri e madhe. Reagimi duhet të jetë edhe më destruktiv. Unë jam që opozitat duhet të jenë destruktive në momentin që janë të bindura se mbrojnë kauza të drejta për publikun dhe për veten e tyre”, u shpreh Çani.

Gazetari u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që një opozitë të jetë destruktive dhe është diçka normale në vendet me demokraci të zhvilluar.

Çani kuvend opozita

Lini një Përgjigje