
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur mbi shtrimin në spital të dëshmitarit të penduar Nuredin Dumani.
Ai u shpreh se nëse i kanë çuar karkaleca e argosta është skandaloze. Po ashtu deklaroi se Dumani ka filluar të cedojë në dëshminë e tij, pasi ka raste kur janë manipuluar ngjarjet.
“Nëse ka ngrënë karkaleca e argosta është e turpshme. Patjetër ka një trajtim pak më ndryshe për ta ndihmuar drejtësinë për aq sa ta ndihmojë sepse po ikën në rrugë qorre. Ky ka një rast që e di nga 2-3 burime se do vritej një x person se ishte dhunuar nga një tjetër person. Atë e ngarkon me përgjegjësi pa thënë shkakun. Ndërsa del se ai nuk ka lidhje. Por dihej që ky që do vritje kishte një problem divorci në familjen e tij dhe për shkak se partë ishin të pista e kishte vënë pasurinë në emër të dikujt tjetër. Personi nuk ja u ktheu më pasuritë. Nga Dubai merrte në telefon i thuhet na gjej një vrasës ta heqim qafe. Jo ai që gjen vrasësin urdhëron vrasësin. Ai i thotë qëllimisht. Ka çeduar në 2-3 gjëra dhe me të drejtë që disa palë thonë se nuk mund të shkosh kaq larg. Disa persona i ka marrë në qafë. Në disa është provuar që ka thënë të vërtetën, por në disa jo”, tha ai në “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje