
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se autori i vrasjeve sot në Shkodër mund të jetë në fillimet e këtij “profesioni”. Madje sipas tij, ky mund të ketë qenë atentati i parë.
Sipas tij, ka qenë një telefonatë në polici që ka ndihmuar shumë efektivët. Pasi ka ndodhur vrasja, një efektiv i policinë bashkiake ka telefonuar dhe ka dhënë detaje precize nga u largua autori dhe kjo ndihmoi policinë për lokalizimin. Sipas tij, policia duhet të përgëzuar, por rrezikoi shumë duke ndërhyrë pa antiplumb dhe masat e tjera të nevojshme.
“Mos them se e ka herën e parë. Mund të jetë larguar ai personi që e priste. Në atë rrugë pa rrugë ka goditur nga poshtë dhe makina është bllokuar. Ka dalë dhe është larguar. U rrethua aq mirë. Ka kthyer armën, për t'i trembur efektivët, nuk ka qëlluar.
Është rasti që ta lavdërojmë policinë, me vendosmërinë për të ndjekur. Ka raste që thonë efektivët nuk ndërhymë ne, le të vijë RENEA. Pa antiplumb, pa gjë”, tha ai.
Lini një Përgjigje