TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2025, 17:13

Kërkesa e Veliajt për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit për shkarkimin e tij, reagon SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e Veliajt për të marrë pjesë në mbledhjen

Në SPAK, nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Në përgjigje të kërkesës suaj të mbërritur më datë 22.9.2025, ju informojmë se deri tani, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është paraqitur asnjë kërkesë e tillë”, thuhet në përgjigjen e SPAK për Klan News. 

Më herët, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte konfirmuar gjithashtu se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për leje të veçantë, që do t’i mundësonte Veliajt të marrë pjesë në mbledhje.

Sipas procedurave ligjore, për personat në paraburgim, është prokurori i çështjes ai që jep miratimin fillestar, për lëvizje jashtë institucionit.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak do të mbahet të martën, 23 shtator, në orën 16:00.

 

Lini një Përgjigje