TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2025, 20:20

“Kishin lezet çunat me çarter, Dom Perignon, rrush made in Peru”, Artan Hoxha ironizon Ramën: I paskemi rënë në qafë kot Elvis Roshit

Shkruar nga Pamfleti

“Kishin lezet çunat me çarter, Dom Perignon, rrush made in

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, mbi lajmin e pak ditëve më parë, ku u zbulua se ai kishte shkuar në samitin e NATO me charter.

Ai ka bërë një lidhje me bosët e drogës, të cilët sipas tij nuk kanë frikë t’i pranojnë pagesat, ndërsa kryeministri justifikohet se ja kanë bërë dhuratë.

Më duket i paskemi rënë kot më qafë Vis Roshit…

Kishin lezet çunat me çarter, Dom Perignon, rrush made in Peru, dhe banane made in Ecuador..

ATA ishin si ishin, po e merrnin përsipër si burrat dhe e paguanin çarterin vetë.

Kurse kryeministri sot, mirë Lasgushin e Air Albanias e përdor si taksi nëpër qiejt e Europës me taksat tona, por edhe kur përdor çarter luksoz si “çunat”, thotë “ma kanë bërë dhuratë”….

Vito Korleone në këto raste thoshte:

Asgjë personale, është thjesht çështje biznesi…”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje