
Kreshnik Spahiu ka kritikuar mënyrën se si Berisha ka reaguar pas zgjedhjeve dhe akuzat që po lëshon në gjuhë të huaj.
Sipas tij, rinumërimi e nxori blof PD-në dhe duhet të kërkohet falje. Sipas tij, Berisha ka numërues dhe komisionerë në qendrat e votimit, por sillet si një parti e re që nuk është pjesë e rinumërimit të votave.
“Ajo që mund të fitonte Berisha në këto zgjedhje do të ishte që, për herë të parë, të vendoste një standard për të pranuar humbjen dhe problematikat që ka vetë partia, si edhe për të pranuar gabimet. Nëse do të sillej në mënyrë modeste, do të ishte më i fituar sesa me reagimin e ashpër, duke i krijuar probleme vendit në raport me faktorin ndërkombëtar. Është e paprecedentë që një ish-kryeministër dhe ish-president të thotë se vendi i tij është si Kolumbia, që ka organizata terroriste dhe se Shqipëria kontrollohet nga bandat”, tha ai në “Report TV”.
Sipas Spahiut, të drejtën e votës e kanë edhe ata që janë në burgje. Vota është e barabartë dhe nuk ke asnjë të drejtë të paragjykosh se votuan ata që akuzohen për vepra penale, shtoi ai.
Lini një Përgjigje