Aktualitet25 Shkurt 2023, 07:13

“Klasa politike ka futur duart në SPAK”, gazetari Poli Hoxha: Gjithë ky pushtet i tyre, ka habitur edhe SHBA-të

Shkruar nga Pamfleti

“Klasa politike ka futur duart në SPAK”, gazetari Poli Hoxha:

Gazetari Poli Hoxha, ka deklaruar mbrëmë se thirrja e Metës në SPAK dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë për ato që konsiderohen si afera korruptive, është proces historik por shtoi se pavarësisht këtyre lëvizjeve, klasa politike ka lidhje edhe në Prokurorinë e Posaçme.

Kjo që po ndodh në Shqipëri është proces historik, sepse nuk mundet më që pas 32 vitesh ky vend të vidhet nga politikanët në mënyrë kaq barbare. Na kanë bullizuar dhe nuk kanë tentuar as ta fshehin. Këto vitet e fundit po përpiqen ta modifikojnë. Në Shqipëri është vërtetuar, këtu nuk ka zgjedhje, nuk ka patur dhe nuk ka për të patur”, tha gazetari në emisionin “Pa protokoll”.

Por mes të tjerash, Hoxha shtoi se edhe SHBA-të nuk prisnin që kjo klasë politike të kishte gjithë këtë pushtet në vend. Ai tha se Meta, Berisha dhe Rama pavarësisht se tashmë janë të vetmuar, janë në luftë me hetuesit që kanë nisur këtë proces hetimi.

Gjithë kjo pasuri  gjithë ky pushtet politik, ka habitur edhe SHBA-të, nuk e prisnin. Politika është në luftë me ata njerëz që kanë nisur këtë proces. Të tre kolonat tani janë të vetmuar. Rama dilte sot në një rrugë bosh, dhe Meta dhe Berisha që janë përfaqësuesit tipikë. Të tre bashkë dalin shumë të fuqishëm”, përfundoi Poli Hoxha.

spak poli hoxha politika