Spanja ka nisur përgatitjet në Nju Xhersi për finalen e madhe të Kupës së Botës, ku këtë të diel do të përballet me Argjentinën. Megjithatë, seanca e parë stërvitore nuk ka kaluar pa shqetësime për përfaqësuesen iberike.
Lamin Jamal dhe Pedro Porro, dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së Luis de la Fuente, nuk u bashkuan me pjesën tjetër të ekipit në stërvitje. Të dy futbollistët vijojnë të ndiejnë pasojat e problemeve fizike të pësuara në gjysmëfinalen ndaj Francës dhe zhvilluan vetëm seancë fizioterapie, pa u aktivizuar në ushtrimet me grupin.
Situata ka ngritur alarmin në kampin spanjoll, pasi bëhet fjalë për dy titullarë të padiskutueshëm. Jamal ka qenë një nga armët më të forta në repartin ofensiv gjatë gjithë turneut, ndërsa Porro është shquar për sigurinë në mbrojtje, duke u konfirmuar si një nga zbulimet më të mëdha të këtij Botërori.
Stafi mjekësor do të monitorojë nga afër gjendjen e tyre në ditët në vijim, me shpresën se të dy do të jenë në dispozicion për finalen ndaj Argjentinës.
Lini një Përgjigje