TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Tetor 2025, 10:54

Kontestoi votimin për vendin në Kushtetuese, 'Administrativja' rrëzon Llagamin

Shkruar nga Pamfleti

Kontestoi votimin për vendin në Kushtetuese,

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi padinë e bërë nga Naureda Llagami kundër vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për zgjedhjen e Asim Vokshit në Kushtetuese.

Në Administrative Llagami kërkoi pezullimin e zbatimit të vendimit të Mbledhjes së Posaçme si dhe të procedurave deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Sipas Llagamit, që mori 8 vota në Mbledhje, vota e 9-të u shpall qëllimisht e pavlefshme, për të mos plotësuar kuorumin e nevojshëm.

Ndonëse kandidati Asim Vokshi kishte më pak vota, u zgjodh si fitues si i rendituri i pari nga pikëzimi i KED, për shkak të mos marrjes së shumivës së nevojshme nga Llagami.

Lini një Përgjigje