Aktualitet22 Shkurt 2024, 10:26

Korrupsion dhe abuzim me tenderët, SPAK nis hetimin për Ervis Berberin e ARRSH

Shkruar nga Pamfleti
Korrupsion dhe abuzim me tenderët, SPAK nis hetimin për Ervis
Ervis Berberi

SPAK ka nisur hetimin për megavjedhjet e Ervis Berberit të ARRSH-së.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal për Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe ka nisur hetimin për shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime me tenderat. Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme po heton rolin e drejtuesit të ARRSH-së, Evis Berberi.

Kujtojmë që dy ditë më parë një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e trajnuar nga FBI-ja për gjetjen e provave të korrupsionit dhe ndjekjen e parave, zbarkoi për kontroll në shtëpinë e kreut të ARRSH, Evis Berberi.

Me një urdhër gjykate në dorë dhe e mbështetur nga Forca Speciale për rast rezistence, hetuesit e BKH-së ushtruan kontroll të imtësishëm në banesën e drejtorit të Rrugëve, një degë e rëndësishme e Ministrisë së Infrastrukturës.

Kontrolli erdhi  disa ditë pasi SPAK ka marrë të pandehur Arian Krajën, ish sekretar i Përgjithshëm në ministritë e Mbrojtjes, Shëndetësisë dhe Financave, i njohur si sekser i oligarkut Tan Dulaku dhe dora e zezë e Mimi Kodhelit, Ogerta Manastirliut dhe Anila Denajt.

Gjatë dy viteve të fundit, Evis Berberi ka kopsitur letrat duket kanalizuar qindra milionë euro në llogaritë e kompanive të Pëllumb Salillarit, Rrok Gjokës, Bashkim Ulajt, Ram Gecit, Lenc Gjikurisë, Hamz Ismailaj, Vëllezërit famëkeqë Hysa, Nuri Balla, Alfons Bitri, Edmond Bitri, Shaban Bitri, Atan Sako, Agim Kola, çerrat Aldi dhe Enea Llazi, Alba. Efthimi, Ardit Metalia, Astrit Varaku, Luan Mema, Vangjush Mbriçe, Fredi Marra, Hasan Hafizi, Vladimir Pjetërgjokaj, Bajram Dalipaj, Nikolla Çaçi, Ndoc Kulla, Entela Çano, Odhise Bresha, Pëllumb Beta, Musa Selami, katërshja Agim Kola, Pllumb Kola, Kujtim Kola dhe Viktor Kola, Qemal Paza, Alfred Paza, Arbër Abazi etj.

Tenderat janë dhënë kryesisht me pazar në tavolinë, me oferta gati sa fondi limit, me gara fiktive, kritere të përshtatura për fituesin e paracaktuar dhe në shumë raste me letra false.

Shumica e përfituesve kanë dhënë ryshfet 15-20 % të fondit limit. Ryshfeti jo gjithnjë jepet me mënyrën klasike me çanta, por edhe me klering, pasuri të paluajtshme, prona, apartamente, makina, kalim direkt parash në llogari në offshore dhe forma të tjera, për të cilat SPAK dhe BKH kanë informacion të detajuar, por në çdo rast duhet provuar.

Është pikërisht ky mekanizëm dhe kjo fuqi që vendos në lëvizje pushtetarët të kopsitin letrat dhe të diktojnë fituesin e një tenderi.

Nga ana tjetër, kompania fituese e një tenderi për ndërtimin e një rruge, për të kompesuar tarifën e korrupsionit, mashtron me zbatimin e kontratës, volumin dhe cilësinë e punimeve.

Punimet e pakryera apo punimet jo cilësore certifikohen nga një kartel kompanish supervizuese të lidhura me ARRSH dhe me kompanitë fituese të tenderit. Krerët e këtyre kompanive marrin pjesën e tyre për certifikimin e punimeve fiktive.

Këto kompani janë indentifikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes një sërë raportesh auditimi. SPAK dhe BKH mjaftojnë të administrojnë këto raporte të KLSH.

ervis berberi spak