TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2024, 15:56

KPK mbyll mandatin, ambasadori i BE-së: Arritje e madhe puna e këtyre 7 viteve, pavarësia e gjyqësorit duhet të ruhet!

Shkruar nga Pamfleti

KPK mbyll mandatin, ambasadori i BE-së: Arritje e madhe puna e këtyre

Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato, nga konferenca për shtyp e Komisionerit Publik dhe KPK, u shpreh se duhet që të ruhet integriteti i gjyqësorit i arritur këto 7 vitet e fundit.

Gonzato vlerësoi arritjet e KPK-së dhe theksoi se është jetike që sistemi i gjyqësorit të jetë i pavarur në mënyrë që çdo qytetarë të ketë qasje në drejtësi'

Ky nuk ka qenë një proces i lehtë. Profesionalizimi që ju treguat në këtë udhëtim më lejoni që të përgëzoj komisionarët për kontributin e tyre që të sigurohej pavarësia e sistemit të drejtësisë për të ri sjell besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.  Ajo që keni bërë deri tani është një nga disa gjëra dhe keni dhënë një kontribut të madh për çeljen e grup kaputullit të parë. Puna që është bërë deri tani nuk duhet që të humbas dhe pavarësia e institucionet duhet që të ruhet. KLGJ dhe KLP duhet të jap prova konkrete dhe të ruajnë standardet e organeve të vetingut. Një aspekte tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet ti referojnë çështjet prokurorisë dhe SPAK. Në mbyllje mendoj se ajo që keni bërë në këto 7 vite është në arritje dhe një punë e madhe, dhe ka bërë atë që e ka sjell Shqipërinë më pranë BE dhe anëtarisinimi. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të jap edhe llogari, në mënyrë që çdo qytetarë të ketë qasje në drejtësi', tha ai.

Lini një Përgjigje