TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2026, 19:08

Dita e 38-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish në sheshin "Skënderbej"

Shkruar nga Pamfleti

Dita e 38-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish në

Për të 38-ën ditë radhazi, protestuesit janë mbledhur në sheshin "Skënderbej", duke vijuar protestën e tyre kundër qeverisë dhe klasës politike.

Të pajisur me pankarta dhe flamuj, ata kanë përsëritur thirrjet "Rama dorëhiqu", "Shqipëria është e rinisë, jo e partisë", "Revolucion", "Shqipëri e re" dhe "Ju erdhi fundi", ndërsa janë shprehur se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ashtu si në ditët e mëparshme, pas grumbullimit në qendër të Tiranës, protestuesit marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë ku mbajnë fjalime, për të vijuar më pas marshimin në disa nga akset kryesore të kryeqytetit.

Protestës i janë bashkuar qytetarë të moshave të ndryshme, nga të rinjtë deri te familjarët me fëmijë. Pavarësisht se gjatë ditëve të fundit disa pjesëmarrës janë shoqëruar dhe arrestuar nga Policia, e më pas janë lënë të lirë, organizatorët thonë se kjo nuk ka ndikuar në vijimin e protestës, e cila prej 38 ditësh zhvillohet çdo mbrëmje në Tiranë.

Një qytetar nga Italia i cili iu bashkua protestës së zhvilluar në Tiranë, vlerësoi mënyrën se si po zhvillohet protesta, duke e cilësuar atë si një manifestim paqësor dhe qytetar.

"Kjo është protesta më madhështore, më civile, një protestë pa dhunë, një protestë që nuk ishte parë ndonjëherë në Shqipëri. Është bërë model imitimi edhe në vende perëndimore. Ne u detyruam të largoheshim... U kërkoj falje fëmijëve të mi dhe brezit të fëmijëve të mi që nuk i ndaluam në kohë këta maskarenj që kanë marrë peng Shqipërinë, na vodhën jetën tonë dhe të fëmijëve tanë", u shpreh ai për "News 24".

proteste dita 38

Lini një Përgjigje