Autoritetet në New York shpallën gjendje emergjente pasi u konstatuan probleme serioze strukturore në një kullë në ndërtim. Banorët, punonjësit dhe bizneset përreth u evakuuan për arsye sigurie.
Një alarm i madh është shpallur në zemër të Manhattanit, pasi një ndërtesë 38-katëshe pranë Grand Central Terminal u konsiderua në rrezik shembjeje për shkak të problemeve serioze strukturore.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të New Yorkut (FDNY), alarmi u dha pasi në zonën e ndërtesës u raportua rënia e tullave. Pas inspektimeve të para, autoritetet konstatuan dëmtime të konsiderueshme në strukturën mbajtëse të objektit.
BREAKING out of NYC: a high-rise building in Manhattan had to be evacuated this morning as officials reported "structural issues."
— Danny Freeman (@DannyEFreeman) July 7, 2026
We're now waiting on a presser with the city that's expected any moment.
Here's what we know, for @CNN : pic.twitter.com/ffD1lZItTK
Departamenti i Ndërtimit bëri të ditur se një tra metalik në katin e 21-të kishte pësuar dëmtime të rënda. Ndërkohë, FDNY njoftoi se dy kolona mbështetëse brenda ndërtesës kishin filluar të përkuleshin, ndërsa në disa prej kateve të sipërme ishin vërejtur shenja fundosjeje.
Për arsye sigurie, të gjithë punëtorët u evakuuan menjëherë nga kantieri, ndërsa autoritetet urdhëruan edhe evakuimin e dy ndërtesave ngjitur. Si masë parandaluese, u zbrazën gjithashtu hotele, dyqane dhe apartamente në zonën përreth.
Inxhinierët e Departamentit të Ndërtimit ndodhen në vendngjarje për të vlerësuar gjendjen e objektit dhe për të përcaktuar masat që duhen marrë për stabilizimin e tij.
Ndërkohë, disa rrugë në Midtown Manhattan janë mbyllur për qarkullimin, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve të shmangin zonën deri në përfundimin e inspektimeve dhe eliminimin e rrezikut.
Lini një Përgjigje