TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2025, 22:50

Kreshnik Spahiu zbulon arsyen përse mafia italiane nuk pranon të bashkëpunojë me shqiptarët për krime apo biznes!

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu zbulon arsyen përse mafia italiane nuk pranon të

Juristi Kreshnik Spahiu tha se mafia italiane nuk pranon kurrë të bashkëpunojë me shqiptarët për krime. Sipas tij, Shqipëria ka krimin më të zhurshëm, por që është larg sotifikimit. 

Në një intervistë për "Report Tv", Spahiu tha se vetëm në shqipëri ndodh që krimi të vetidentifikohet duke demostruar luksin me makina, vila dhe veshje të shtrenjta. 

"Edhe politika se di se ca është trafiku i hashashit i krahasojnë trafikantët e drogës shqiptar me Hamasin dhe Hasbullahun dhe se dinë se çfarë do të thotë trafikimi i lëndëve narkotike. Thonë Shqipëria është Kolumbi se mbjell disa parcela hashash. Krimi shqiptar është agresiv, jo vetëm ato grupe që merren me trafikim narkotikësh, por edhe të tjera. Por, mafia italiane ‘Cosa Nostra’ nuk pranon kurrë të bashkëpunojë me shqiptarë, as për krime, as për droge.

Ende në Shqipëri është kjo që të fortët respektohen në provinca dhe kjo demostrohet nëpërmjet luksit, makinave, vilave dhe veshjeve të tyre, pra vetëm në Shqipëri ndodh që krimi do të vetidentifikohet dhe e kanë për borxh që të zihen edhe për këtë gjë që unë jam kapo. Ne kemi krimin më të zhurshëm në planet por është larg sotifikimit", tha ai.

Lini një Përgjigje