TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2025, 17:23

Kreu i SPAK nxit qytetarët të denoncojnë korrupsionin në rrugë anonime: Nuk kërkojmë dokument identifikimi!

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i SPAK nxit qytetarët të denoncojnë korrupsionin në

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për denoncimet anonime, ku tha se në faqen e  SPAK marrin denoncime çdo ditë, nga persona të cilët ruajnë anonimatin.

Dumani, teksa nxiti qytetarët të denoncojnë korrupsionin, tha se nuk u kërkohet dokument identifikimi.

"Do ta vlerësoja mirë. Unë e përmenda pak numrin e referimeve, kallëzimeve nga të gjitha agjencitë me të cilat bashkëpunojmë. Ka shumë për të bërë më mirë sa i takon bashkëpunimit me Policinë e Shtetit apo institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit. Nuk kemi qenë asnjëherë të nguruar, por të hapur për të bashkëpunuar, por është fakt që numri i referimeve vazhdon të ngelet i vogël në vlerësimin e SPAK.

Sa i takon denoncimeve anonime, në faqen e  SPAK marrim denoncime çdo ditë, nga persona të cilët ruajnë anonimatin. Nuk i kërkojmë domosdoshmërish denoncuesit dokument identifikimi dhe ai ngelet anonim. Mund të jap ndonjë emër që mund të mos ketë të bëjë me emrin që fshihet pas denoncimit. Ekziston kjo mundësi që të bësh denoncime anonime përmes faqes online, krahas asaj që vijnë më shkresa."-tha Dumani te Komisioni i Ligjeve. 

3 Komente

  1. A
    Anonimnim

    Ne Mirdite tip I smun del dhe shqeteson qytetaret e rreshenit dhe askush nuk merr masa

    1. A
      Anonimnim

      Eshte nje situat e sikletshme

      1. A
        Anonimnim

        Askush nuk merr masa

        Lini një Përgjigje