Aktualitet19 Qershor 2023, 22:38

“Kriza e demokratëve, strukturore”, Çipa: Ndarja e PD-së është pandalshme!

Shkruar nga Pamfleti

“Kriza e demokratëve, strukturore”, Çipa: Ndarja e

Analisti Aleksandër Çipa, duke komentuar përplasjet brenda PD-së së vulës tha se se kriza në PD është një krizë strukturore.

Në një intervistë për “Ora News”, ai paralajmëroi se ndarja në PD është një fakt i pandalshëm dhe se kjo ndasi do të vazhdojë deri në fillimin e kësaj vjeshte.

Ai shtoi se PD-ja nuk po del dot nga pëlqimi për liderët shpirtërorë, që sipas tij nisi me Berishën dhe tani po përsëritet me Bashën.

Kemi të bëjmë me një entitet politik i cili është ndarë në nënentitete të tjera të përfaqësimit grupal në pjesën e mbetur të partisë zyrtare. Këto nëngrupe vuajnë nga mungesa e një kohezioni të brendshëm dhe arsyeja se pse nuk ekziston ky kohezion ka të bëjë me thelbin e krizës që për më shumë se dy vite po përjeton Partia Demokratike. Thelbi i krizës së PD-së është strukturor, dhe nuk është thjesht mungesa e një kryesuesi të partisë.

Sepse në këndvështrimin tim udhëheqësi shpirtëror ka ekzistuar si kryesues i Rithemelimit dhe tek pjesa tjetër më masive e kësaj partie. Mirëpo kryesuesi i Rithemelimit i vendosur në kontekstin e një çështjeje personale, i ka dhënë kësaj të fundit kontekstin e plotë politik duke e trajtuar si një çështje të integritetit dhe sovranitetit politik të grupit të madh që përfaqëson.

Grupi i partisë zyrtare që e përjashtoi këtë udhëheqës në momentin kur ai u shpall person non grata nga SHBA dhe Britanisë, krijoi një mundësi për ta eklipsuar dhe mbajtur atë si një çështje që nuk përbën më as arsye thelbësore të perspektivës dhe nevojës së rikthimit të tij.

Në këtë pikëpamje kemi një rikthim të z. Basha me një protagonizëm të vjetër për një qëllim të ri: rikthimi si kryesues tek partia zyrtare për pjesën e mbetur. Për mua ndarja në PD është një fakt i pandalshëm dhe ç’është më e keqja kjo ndasi do të vazhdojë deri në fillimin e kësaj vjeshte”, theksoi analisti Aleksandër Çipa.

kriza pd