Aktualitet19 Qershor 2023, 22:40

Skandali i Gjicit, Artan Hoxha: Vajza për të qenë e besueshme celularët i ka lënë në makinë

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i Gjicit, Artan Hoxha: Vajza për të qenë e besueshme

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se videoja e ish- kryebashkiakut të Durrësit është filmuar nga vetë vajza që shfaqet në video.

Hoxha në studion e emisionit “Opinion”, tha se vajza ka hyrë në zyrë pa celular, por me një çantë në të cilën me sa duket ka futur një pajisje regjistruese.

Pjesë nga biseda në studio

Hoxha: Ajo që përbën interes publik është 13 minuta e 40 sekonda.

Fevziu: Video është bërë nga vajza?

Po, vajza e ka filmuar takimin. Mban mend para disa vitesh qe bëhej lufta e videove të politikanëve? Vetë i kanë filmuar. Aq më shumë që në zyrën e bashkisë së Kukësit stafi ishte shumë diskret dhe nuk lejonte askënd të hynte me çanta.

Vajza për të qenë e besueshme celularet i ka lënë në makinë. Unë dyshoj që ishte një termus sepse shikoj vajzën që herë pas here shkonte tek çanta dhe herë pas here merrte letra të lagura, madje ai në një moment në video i thotë: Ku shkon me këtë çantë në zyrën e kryetarit të bashkisë?

Fevziu: Vajza ka shkuar vetë apo është dërguar?

Hoxha: Nëse kjo do ishte një çështje mes dy qytetarëve nuk ka asnjë lloj interesi. Por ajo që përbën interes është një zyrtar, është zyra e shtetit dhe flitet për një tender.

Unë besoj që ajo video ka rrjedhur. Unë e kam pasur prej kohësh videon, por po verifikoja a është kryer afera korruptive.

hoxha gjici