Aktualitet19 Qershor 2023, 22:14

“Skandale të tilla ndodhin edhe në Dogana dhe Tatime”, Fitim Zekthi: Safet Gjici duhet të hyjë në burg

Shkruar nga Pamfleti

“Skandale të tilla ndodhin edhe në Dogana dhe Tatime”,

Analisti Fitim Zekthi ka folur në lidhje me video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

I ftuar në emisionin Open, Zekthi ka deklaruar se abuzimi me detyrën nga Gjici meriton të ndëshkohet me burg. Ai e ka konsideruar skandalin si një ngjarje me përmasa tronditëse që ka nxjerrë në pah faktin që jetojmë në një vend që politika nuk kupton rëndësinë e pushtetit dhe përgjegjësinë para ligjit.

Më tej ai ka deklaruar që skandale të tilla ndodhin edhe në tatime dhe dogana.

“Ai personifikon shumë zyrtarë shqiptar, ndodh në tatime, në dogana, edhe atje ndodh e njëjta gjë”, tha Zekthi.

Pjesë nga biseda:

Zekthi: Një skandal i kësaj përmase është tronditës për shoqërinë, ngjarje që dëshmon se kemi një politikë që nuk kupton përgjegjësinë para ligjit.

Ngjarja më e rëndë mund të jetë një komplot ndaj zotit Gjici, mund të jetë një grup kriminal që shantazhon.

Por ajo që kreu zoti Gjici është abuzim me detyrën dhe ai hyn në burg në mënyrë automatike. Një shkelje e tillë meriton burg. Zonja duket të jetë në kushtet e prostitucionit. Gjici personifikon shumë zyrtarë shqiptarë, ndodh në tatime, në dogana, edhe atje ndodh e njëjta gjë.

Pano: Ky është dëmi më i madh që i bëhet politikanit dhe institucionit. Kush është viktima dhe kush agresori?

Zekthi: Viktimë është populli

Pano: Viktimë nuk është zonja sepse ofron shërbime seksuale ndaj një pushtetari pa dhunë. As Gjici nuk është viktimë, edhe nëse dikush mund të thotë se është filmuar për tu shantazhuar. Viktimë këtu janë shqiptarët, sepse pas kësaj videoje besojnë më pak tek institucionet, ka më pak shpresë.

Imagjinoni dhjetëra mijëra kuksianë që kanë ikur në Angli, si përkthehet një akt i tillë turpi për ta.

fitim zekthi dogana tatime safet gjici skandale