Aktualitet19 Qershor 2023, 22:23

Skandali i Gjicit, Vishaj: Edhe vajza e përfshirë në video ka përgjegjësi penale

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i Gjicit, Vishaj: Edhe vajza e përfshirë në video ka

Avokati Saimir Vishaj është shprehur se vajza e shfaqur në video-skandalin seksual me Safet Gjicin ka përgjegjësi penale të vërtetuara nga video e publikuar.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai tha se nga ato që shikohet në video është se vajza kërkon të kryejë një marrëveshje pak pas momenteve intime të kaluara me Gjicin, në zyrën ku ai ushtronte funksioni si kryebashkiak.

Ndaj sipas Vishaj ajo ka përgjegjësi penale pasi që prej vitit 2021, kur ti kërkon kryerjen e një marrëveshje pavarësisht pasojës, pra pavarësisht nëse bie apo jo në kurth personi tjetër, ti je duke ushtruar veprën penale të “ushtrim ndikimit”.

“Kjo çështje me këtë video që u prezantua është e dështuar që sot. Kjo video na jep një tablo ndryshe, me këtë video, Alma K. apo Alma T. sido që e ka, nëse e konsiderojmë “viktimë”, ajo ka përgjegjësi penale, në ushtrim ndikimi, që ka ndryshuar që nga viti 2021.

Kur ti kërkon kryerjen e një marrëveshje, pavarësisht ardhjes së pasojës, atëherë ti je subjekt për vepër penale ushtrim ndikimi. Ligji në rastin konkret viktimizon në rolin e autorsisë këtë zonjë, ndërsa kryetari i bashkisë deri në këto momente nuk ka marrë përsipër asnjë lloj premtimi, apo kërkimi qoftë vetë ai apo vartësi i tij. Ai i ka kaluar problemin teknicienit që është zëvendësi i tij”, tha avokati Saimir Vishaj.

vishaj gjici skandali