TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2024, 13:38

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci pret në takim Drejtorin e Fondacionit “Hasan Prishtina”

Shkruar nga Pamfleti

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci pret në takim Drejtorin e

Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina”, njëherësh pasardhësi i Heroit Kombëtar Hasan Prishtina z. Mehmet Prishtina nën shoqërimin e z. Gazmend Boletini – stërnip i Heroit Kombëtar Isa Boletini, Prof. Dr. Sabri Kadriu – pasardhës i Heroit Kombëtar Idriz Seferi, z. Xhavit Kastrati – pasardhës i Heroit Kombëtar Shaban Polluzha, sot më datë 09.01.2024, u priten nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës z. Benet Beci.

Më këtë rast z. Mehmet Prishtina në cilësinë e Drejtorit të Fondacionit “Hasan Prishtina”, paraqiti kërkesë Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës për nënshkrimin e një memorandumi me Fondacionin “Hasan Prishtina” dhe bashkërendimin në aktivitete konkrete që lidhen me aktivitetet e Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Shkodër.

Më këtë rast, z. Prishtina falënderon Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës për korrektësinë dhe gadishmerinë për bashkëpunim.

Pas takimit me Kryetarin Beci, delegacioni u prit nga mbesa e Heroit Kombëtar Bajram Curri, znj. Mimoza Kraja – Meta e cila jeton dhe vepron në Shkodër.

Në përfundim të vizitës delegacioni me pasardhësit e familjeve emblematike, bënë nderime tek shtatorja e Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe Luigj Gurakiqi si dhe vizituan qytetin e vjetër në Shkodër.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci pret në takim Drejtorin eKryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci pret në takim Drejtorin eKryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci pret në takim Drejtorin eKryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci pret në takim Drejtorin eKryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci pret në takim Drejtorin e

benet beci “hasan prishtina” drejtor fondacioni

Lini një Përgjigje