Aktualitet24 Korrik 2023, 14:50

Kuponët për pasaporta e ID skadojnë më 26 korrik, kompania “Aleat” kyç dyert për qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

Kuponët për pasaporta e ID skadojnë më 26 korrik, kompania

Kompania që prodhon kartat e identitetit dhe pasaportat ka kyçur dyert. Ndonëse duhet edhe një javë nga 1 gushti kur administrimin do ta marrë shteti, “Aleat” ka ndërprerë shërbimet për qytetarët me argumentin se ka rënë sistemi.

Qytetarët pohojnë e kanë pritur që nga mëngjesi në radhë për të marrë shërbimin, por asnjë gjë.

Nuk punon sistemi. Punonjësja tha mund të rregullohet për një ose dy ditë”, tha një qytetar.

Kujtojmë se duke nisur nga 1 gushti i këtij viti aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta do të kryhen me kuponë të rinj. Kuponët do të jenë të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat qytetarët do mund t’i gjejnë në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “ALEAT” konfirmuan se afati i fundit i aplikimit për karta identiteti ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023. Nuk dihet ende se avaria e krijuar në sistem, ka të bëjë me ndonjë problem teknik të rrjetit, apo me faktin se kompania koncensionare do të zëvendësohet nga një shoqëri shtetërore.

aleat