Aktualitet24 Korrik 2023, 11:29

Vijon zvarritja, shtyhet për në shtator gjyqi për inceneratorin e Fierit

Shkruar nga Pamfleti

Vijon zvarritja, shtyhet për në shtator gjyqi për inceneratorin e

Është shtyrë për në datën 6 shtator seanca për inceneratorët.

Mësohet se gjykata u ka dhënë kohë avokatëve të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Kokës dhe Klodian Zotos për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Ata i kishin kërkuar gjykatës t’u viheshin në dispozicion disa fashikuj të tjerë pasi deri më tani janë njohur me 100 fashikuj. Më pas do të bëjnë konkluzionet e mbrojtjes.

Avokati i Klodian Zotos deklaroi se do ta bëjë mbrojtjen pasi të dëgjojnë avokatët e ish-ministrit Lefter Koka.

Avokati i Regan Merdanit paraqiti sot dokumente që provojnë problemet shëndetësore të klientit të tij. Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar 10 vite burg për ish-ministri e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Po ashtu, për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, është kërkuar dhe 7 vite burg. Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg për Klodian Zoton, ndërsa u kërkua 4 vite burg për Arben Dervishajn.

Të katër të akuzuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar nëse shpallen fajtor.

Bëhet me dije se për Kokën, Bllakon, Abeshin, Muçën, Shaterij, Muratajn, Cenameri dhe Dervishaj edhe dënim plotësues, 5 vjet heqje e të drejtës për ushtrim funksionesh publike.

Dënimi i kërkuar nga SPAK, secilit i ulet një e treta nga gjykimi i shkurtuar:

Lefter Koka 10 vjet

Alqi Bllako 7 vjet

Klodian Zoto 12 vjet

Pellumb Abeshi 4 vjet

Florian Muçaj 3 vjet

Azem Shatëri 3 vjet

Erjon Murataj 4 vjet

Sabina Cenameri 4 vjet, pezullohet dënimi për shkak se ka fëmijë te mitur

Arben Dervishaj 4 vjet

Loran Dusha 8 vjet

Arjola Kodra 3 vjet

Arbër Denizi 7 vjet

Juri Imeraj 7 vjet

Regan Merdani 4 vjet

Gentian Zifla 4 vjet

shtator gjyq inceneratoret