Aktualitet24 Korrik 2023, 14:22

Salillari do mirëmbajë tunelin e Kardhiqit, Lefter Maliqi: Nuk ngopet ish-fatorinoja, ka marrë miliona euro tenderë

Shkruar nga Pamfleti

Salillari do mirëmbajë tunelin e Kardhiqit, Lefter Maliqi: Nuk ngopet

Ish- deputeti dhe kandidati i opozitës në Kuçovë, Lefter Maliqi, ka denoncuar sot të tjera afera në favor të oligarkut Pëllumb Salillari.

Sipas tij, oligarku Salillari ka marrë miliona euro tenderë dhe vijon të jetë i pangopur. Ai shkruan se shteti dhe drejtësia nuk veprojë dhe ai përfiton i qetë. Regimi i tij erdhi pas lajmit se firma “Salillari” fitoi mirëmbajtjen e tunelit në Kardhiq

Isha Fatorinoja, oligarku Salillari i pangopur. Miliona euro tendera në Kuçovë. Miliarda kudo në vend. Sigurisht do i marrë me vete në parajsë, nëse s’ka ligj e drejtësi ta ndalojë shpejt, patjetër që ka zot. Vendi në rrezik, vota e lirë në rrezik, e ardhmja në rrezik, varfëria, shpopullimi realitet. Ndal vjedhjes, abuzimeve, tenderave korruptivë, zaptimit të pronave, vjedhjes së taksave të shqiptarëve. Ndal pasurimit të një grushti të vogël njerëzish dhe varfërimit të mbi 80% te popullit. Duhet të reagojmë fort dhe të ngrihemi ndaj kësaj klike mafioze ndaj pandueshkueshmërisë së këtyre abuzuesve të pangopur dhe të vegjël në shpirt. Koha e intelektualeve dhe e barazisë para ligjit”, shkruan ai në rrjetet sociale.

salillari maliqi