TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2025, 19:34

Kur do të ketë zgjedhje në Tiranë? Avokati Gupi: Tani e ka në dorë Veliaj, mund të duhen vite deri në dënimin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Kur do të ketë zgjedhje në Tiranë? Avokati Gupi: Tani e ka

Për avokatin Marsid Gupi, e ka në dorë Erion Veliaj sa i takon mundësisë për zgjedhje të reja në Tiranë. Sipas tij, ligji parashikon shkarkim nëse ai dënohet, por derisa të ketë vendim të formës së prerë, mund të duhen vite. Duke folur në “Të Pashoq”, ai tha se e vetmja mundësi mbetet dorëheqja.

-Marsid të lutem si jurist. Le të themi, të mirat që prodhoi vendimmarrja e Kushtetueses.

Marsid Gupi: Të paktën unë që flas nga perspektiva e avokatit. Një gjykim penal, në të cilin është një fashikull diku te mos gaboj 200 faqe për zotin Veliaj dhe për veprat penale të cilat akuzohet, do dojë minimalisht diku te shtatë tetë muaj deri në momentin që gjykata të dalë me një vendim përfundimtar dhe me gjithë procesin e apelimit në Gjykatën e Apelit dhe me marrjen e vendimit që të marrë totalisht formë të prerë, mendoj që do të duhen diku te një vit e gjysmë, dy vite që të ezaurohet afati përfundimtar i procesit të rregullt ligjor në mënyrë që t'i jepet mundësia për t'u zhvilluar data e re e zgjedhjeve, vetëm në qoftë se do ketë ndonjë surprizë që zoti Veliaj të ketë ndonjë problem shëndetësor, ose ndonjë problem madhor me veten, ose e dyta është që të japë vetë dorëheqjen.

 

Lini një Përgjigje