Aktualitet18 Maj 2024, 14:26

“Kurbani” i parë i ligjit të pasurive: Fakulteti i Shkencave Sociale, futet në “rreth të kuq” për kulla

Shkruar nga Pamfleti

“Kurbani” i parë i ligjit të pasurive: Fakulteti i

Kjo strukturë e Universitetit të Tiranës, do çohet te një kullë pranë Gardës së Republikës; por Babloku dhe klientët e tij, ia ka vënë syrin dhe godinës së Sporteve e Fakultetit të Ndërtimit, brenda e pranë territorit të të cilëve, kanë nisur të ndërtohen kulla...

Ligji për këmbimin e pasurive shtetërore me pasuri private pa kushte, dhe shkatërrimin e pasurive që pengojnë investimet private, u miratua me urgjencë brenda 24 orëve, sepse është urgjente, vjedhja që do bëjnë klientët e lidhur me kryeministrin Edi Rama, familjarët dhe klanet e tij mafioze.

Miratimi i këtij ligji ishte formalitet, mbasi Babloku dhe klientët e tij qeveritarë, lobistë, oligarkë e trafikantë që i bashkon biznesi i pallateve, kullave, hoteleve e resorteve, i kanë piketuar e ndarë para miratimit të ligjit, pasuritë shtetërore që do marrin, duke i shkëmbyer me pasuri private, pa kushtin e llojit dhe vendit ku ndodhen.

Informacioni i ardhur në “Pamfleti”, bën me dije, se një nga “kurbanët” e parë, të ligjit të këmbimit të pasurive shtetërore me pasuri private, do jetë Godina e Fakultetit të Shkencave Sociale, pranë ish-Universitetit Europian ku po ndërtohen kulla.
Ky fakultet është vendosur te ish-Ndërmarrja e Prodhimit të Veshjeve Ushtarake, pasuri që është 100% pasurie shtetërore, deri tani në administrim të Ministrisë së Financa-Ekonomisë, ndërsa pas miratimit të këtij ligji, i kalon ministrisë së “ujkut” Blendi Gonxhja.

Burime nga Ministria e Financave, thonë se gjatë viteve 2018-2023, mafia e ndërtimit ka tentuar 4 herë, për të rrafshuar godinën e Fakultetit të Shkencave Sociale: dy herë me akt-ekspertimi fals, sikur gjoja ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 e kishte rrezik të madh.

Nuk dihet, se si e përse u tërhoq Babloku nga ai skenar e pazar i bërë me Artan Dulakun e Bashkim Ulajn, por fakti dëshmon, se nuk ka hequr dorë, nga pazari për ta rrafshuar këtë godinë e territor të saj me sipërfaqe afro 4000 m2, që t’ia jap klientëve për shesh ndërtimi kullash, si zgjatim i vijës së kullës te ish- ekspozita, ish-godina e UET e deri te zona e ish-Parkut-Tiranë.

Po sipas informacionit, godina dhe territori i Fakultetit të Shkencave Sociale, do këmbehet me mjedise te një kullë pranë Gardës së Republikës te Diga e Liqenit, pavarësisht nga sipërfaqja dhe vlera financiare që ka secila; ose siç thotë populli, do këmbehen “kokë me kokë”, sepse kështu e përcakton ligji i miratuar me urgjence më 16 prill 2024 në parlament.

Por me këtë ligj, Babloku dhe klientët e tij, i kanë vënë syrin dhe godinave të Universitetit të Sporteve e Fakultetit të Ndërtimit, brenda e pranë territorit të të cilëve, kanë nisur të ndërtohen kulla./Pamfleti

fakulteti i shkencave sociale