Aktualitet18 Maj 2024, 13:49

Deputeti grek “tërbohet” pas takimit të Ramës, provokon me çamët dhe “Vorio Epirin”; kërkon të shpallen “non grata” shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti grek “tërbohet” pas takimit të Ramës,

Takimi i kryeministrit Rama në Greqi ka trazuar ujërat në politikën greke, teksa kanë dalë sërish në skenë antishqiptarët.

Kreu i partisë opozitare “Zgjidhja Greke”, Kyriakos Velopoulos ka shpërthyer në sulme e akuza shumë të forta, teksa fajtor për tubimin ka bërë qeverinë. Ai ka thënë se Mitsotakis nuk duhet ta lejonte Ramën të vinte, duke e cilësuar si jo-patriot, teksa dhe ka provokuar.

Nisur nga fjala e Ramës “Greqia është e shqiptarëve po aq sa është e grekëve”, ai është kthyer duke thënë: Greqia është vetëm e grekëve dhe e askujt tjetër!

Duke kritikuar qeverinë greke si jo serioze, Velopoulos u shpreh se Greqia duhet tu ndalojë hyrjen të gjithë çamëve e atyre që ishin në stadiumin Galatsi ku u mbajt takimi i Ramës.

Frika e grekëve është Shqipëria e Madhe dhe e dinë se një ditë ndoshta Çamëria do kthehet atje ku ka qenë. Po ashtu ka provokuar me Eprinin e Veriut, ëndërr kjo e grekëve.

Fjalimi skandaloz i Kyriakos Velopoulos: “Nuk i lejojmë askujt të marrë asnjë centimetër të tokës greke, pasi do të marrë përgjigjën që u takon. Përkëdhelët Ramën, e sollët këtu dhe thoshte sërish gënjeshtra kryeministri Mitsotakis, po sa mashtrues mund të jenë në republikën tonë. Kryeministri tha se nuk mund të anulojë takimin e Ramës, pse gënjeni? Merkel ju kolegë të dashur, a nuk anuloi vizitën e Erdoganit në zgjedhjet e kaluara që zhvilloheshin në Gjermani?

Por në ndryshim nga ne, Gjermanët kishin një Merkel të rreptë, një Merkel që e donte Gjermaninë, kurse ne kemi një Mitsotaki që e nuk e do fare Greqinë, nuk mund ta shpjegoj ndryshe.

Ndërsa Rama na tha Greqia është e shqiptarëve po aq sa është edhe e grekëve, çfarë janë këto që thoni? Çfarë janë këto që thonë o “çamë”? Andrea Papandreu tha: Greqia iu përket grekëve dhe askujt tjetër. Dhe na thoshte Rama për Bubulinën që është shqiptare, nëse shikoni se çfarë thonë në Tik Tik e nëpër media sociale shqiptarët, do tmerroheni, ata thonë që banorët e Greqisë së madhe janë me origjinë shqiptare të gjithë, thonë që e gjithë Greqia është e përbërë nga shqiptarë.

E dini se cila do ishte një qeverisje serioze tek ne? Fund shqiptarit Rama, bashkë me ata tipat që quhen ”çamë”, nuk do të marrin as 1 euro dhe do të mbrohet minoriteti grek i Vorio Epirit, kjo do e bënte qeverinë grek serioze dhe patriote. Apelas të gjithëve atyre që ishin në stadiumin Galatsi dhe “çamëve”, ata po i vendosin dinamit paqes në Ballkan. Popujt e Ballkanit janë lodhur me luftëra, duam paqe, nuk duam luftë”.

@velopoulos.k Γκρεμίστηκαν τα ψεύδη Μητσοτάκη για τον Ράμα! Μπορούσε να του απαγορεύσει την είσοδο! Τι λέτε ρε Τσάμηδες; Η Ελλάδα ανήκει στους Έλληνες! Ο Βελόπουλος διέσυρε την παρέα του Μητσοτάκη! #ΒΕΛΟΠΟΥΛΟΣ #ΒΟΥΛΗ #ΤΕΜΠΗ #ΣΚΟΠΙΑ #ΑΛΒΑΝΙΑ #ΤΟΥΡΚΙΑ ♬ original sound - Velopoulos.K