Aktualitet18 Maj 2024, 11:16

U masakrua nga ish-bashkëshorti me thikë, i jepet lamtumira e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj 

Shkruar nga Pamfleti

U masakrua nga ish-bashkëshorti me thikë, i jepet lamtumira e fundit
Familjarë dhe të afërm të 40 vjeçares Enkelejda Danaj e cila u masakruar me thikë ngas ish-bashkëshorti në Athinë, i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, ndërsa trupi i saj është sjellë në Vlorë.

40 vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë në Greqi, ndërsa ish-bashkëshorti I saj është arrestuar nga policia greke. Të afërm dhe familjarë e cilësojnë një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa pranojnë se çifti kishte pasur konflikte të herëpashershme.

Mes dhimbjes, të afërmit e saj kërkojnë drejtësi që ngjarje të tilla të mos përsëritën. Çifti ishte i martuar kur Enkelejda ishte vëtem 17 vjeç dhe e kishin zhvendosur jetën në Greqi.

enkeljeda danaj