
Policia e Shtetit vijon të drejtohet nga i komanduari Sokol Bizhga, ndërsa pritet firma e Kryeministrit për drejtorin e ri, ndërsa është përmbyllur procesi i intervistave dhe vlerësimit të 14 kandidatëve, në një garë që konsiderohet si formale.
Megjithëse ka kaluar afati 48 orësh nga momenti i përmbylljes së konkursit për të shpallur fituesin, mediat kanë njoftuar se ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ka përcjellë Kryeministrit 3 emrat më të vlerësuar nga komisioni, që kishte në përbërje 3 funksionarë të Ministrisë së Brendshme, vartës të Kreut të Qeverisë dhe ministrit Lamallari.
Në emisionin “Kjo Javës” në Neës24, gazetari Ferdinand Dervishi duke komentuar këtë proces tha se zgjedhja e një drejtori nuk ka lidhje me realitetin shqiptar dhe personalitetin e drejtorit, ka lidhje me personalitetin e kryeministrit.
“Nuk ka një drejtor që do të zgjidhet si i miri i zoti i godituri dhe do të ndryshojë situatën. Është fryma dhe mbështetja që do t’i jepet nga politika dhe strukturat e shtetit. Kjo ka munguar. Për krahasim, Mond Koseni i rrihte dhe i varte për dore te portokallet. Drejtori më i suksesshëm ishte Bajram Ibraj”, tha ai.
Dervishi nuk ka preferuar të flasë me emra, por tha se “fitues mund të jetë një drejtor që ka qenë drejtues në një drejtori të rëndësishëm më parë. Ka emër të mirë por është pazgjidhshmërisht i lidhur me politikën”.
Lini një Përgjigje