
Gazetarja Klodiana Lala, deklaroi se furnizuesi me armë i atentatorëve në Rinas, dyshohet të jetë një 48-vjeçar në fshatin Nikël.
Lala shton se 48-vjeçari e kishte kthyer shtëpinë në magazinë armësh.
“Kanë dalë detaje të reja ditën e sotme, që janë zbuluar nga Prokuroria dhe Policia përgjatë kontrollit në fshatin e Niklës, por edhe në fshtatrat e Zall e të tjera, kanë arritur të sekuestrojnë një arsenal armatimi por edhe mina të telekomanduara për ngjarje të rënda kriminale.
Është shpallur në kërkim një 48-vjeçar Ylli Zalla i cili ka qenë i skeduar edhe më herët për dyshimet në rekrutimet e mysminalvë për në Siri.
Ka qenë i skeduar për armatimin e rëndë. Banesën e kishte thuajse në një arsenal apo magazinë të madhe armësh. Dhe besohet se furnizonte grupet kriminale në Nikël dhe por edhe në zonat përreth. Dhe ka një dyshim për lidhje të drejtpërdrejt me atentatin e Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagosu Muçi Shaljani, agjent i AMP”, tha Lala në emisionin “Kjo Javë”.
Lini një Përgjigje