TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2025, 21:01

Përplasja e Berishës me SPAK për '21 janarin', Hoxha: Situatë e përsëritur, po kthehet në komedi

Shkruar nga Pamfleti

 

Përplasja e Berishës me SPAK për '21 janarin', Hoxha:

Gazetari Poli Hoxha është shprehur se përplasja mes Berishës dhe SPAK për fletë thirrjen për çështjen e 21 janarit është duke u kthyer në një komedi.

Institucionet në përgjithësi, edhe institucionet më të mbaruara nuk bëjnë lojëra me protokollet, me dërgimin e letrës, me postën etj.

Kjo është një situatë e përsëritur të cilën ne e përjetuam edhe për klubin ‘’Partizani’’.

Trokitej në katin e pestë, e zbresin postierin në kat të katërt, shkoi në PD, e kështu me radhë.

Tani kur përsëritet çdo formë tragjike kthehet në komedi.

Aktualisht është duke u kthyer në komedi sepse fakt është që edhe sikur vetëm publikisht ta kishte marrë njoftimin Berisha nga mediat.

Por është e sigurtë, jo një herë por dy herë i ka shkuar edhe në datën 3 edhe në datën 9.

Herën e parë i ka shkuar vetëm në shtëpi në datën 3.

Pastaj meqenëse roja atje kishte marrë porosinë siç ishte edhe shënimi që u zbardh sot që mos merrni asnjë porosi nga SPAK, u dërgua edhe në Kuvend ku nga protokolli i Kuvendit është vërtetuar që ka ardhur por nuk e pranon PD.”-shprehet Hoxha.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje