Aktualitet22 Maj 2024, 13:44

Kush janë politikanët që kanë folur në “Sky Ecc”? Përgjigjet kreu i SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Kush janë politikanët që kanë folur në “Sky
Altin Dumani

Deputeti demokrat, Dashamir Sula ka pyetur në Komisionin e Ligjeve, kreun e SPAK, Altin Dumani nëse ka politikanë që kanë përdorur aplikacionin Sky ECC.

Dumani tha se nuk mund të prononcohet, por ka çështje në hetim.

"Nuk prononcohem, kemi çështje në hetim. Iu garantoj se në çdo rast evidentohen raste të tilla do ushtrojmë ndjekjen e penale se është detyrim ligjor, jo çështje zgjedhjeje", tha Dumani. 

Ai garantoi se nëse do të evidentohen raste të tilla “ne do ushtrojmë ndjekjen penale sepse është detyrim ligjor”.

Sula e pyeti edhe nëse ka nisur procedim ndaj Erion Veliajt, teksa Dumani ka deklaruar se për këtë pyetje nuk jep përgjigje.

Sula vijoi më tej edhe e pyeti lidhur me një deklaratë të Veliajt, kur tha se janë kolegë, teksa Dumani u shpreh se kolegë ka vetëm prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH.

“A ka nisur një procedim ndaj Veliajt? A e keni koleg”, iu drejtua ndër të tjera Sula Dumanit.

“Lidhur me pyetjen a ka filluar procedim penal për Veliajn në SPAK, kësaj pyetje nuk i jap përgjigje, as për ju as mediat sepse është cështje hetimi. Sa i takon çështjes kolegë apo jo kolegë, ne kemi kolegë vetëm njëri-tjetrin në SPAK dhe hetuesit e BKH-së”, u shpreh Dumani.

altin dumani