Aktualitet24 Maj 2024, 11:47

Kreshnik Spahiu paralajmëron zhvillime të bujshme në shtator: Çfarë do ndodhë pas publikimit të përgjimeve të ‘Encro Chat’ dhe ‘Sky'!

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Spahiu paralajmëron zhvillime të bujshme në shtator:
Kreshnik Spahiu

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuara aktualitetin në Shqipëri. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristi Spahiu paralajmëron zhvillime të tmerrshme në shtator. Po ashtu, ai zbulon se çfarë ndodhë pas publikimit të përgjimeve të ‘Encro Chat’ dhe ‘Sky’ dhe detajet ‘bombastike’ për dosjen që nuk guxon asnjë të nxjerrë një lajm të vetëm, janë marrë peng gjashtë gjyqtarë dhe prokurorë të ndryshëm.

-Zoti Spahiu, a duhet të kishim një përgjegjësi nga kryeministri apo kjo mazhorancë sepse përmenden në këtë dosje edhe deputetë, se ish-at i ka larë duart kryeministri me kohë?

Kryeministri Rama, ka përgjegjësinë jo për t’i thënë shqiptarëve që politika dhe regjimi i tij politik është i lidhur me krimin, por Edi Rama duhet të dali të kërkojë falje dhe të mbaj përgjegjësinë pse bandat kriminale i futi në politikë. Pra, ky është dallim shumë i madh esencial, që do të thotë se lidhja me krimin apo zyrtarë të korruptuar ka në të gjithë planetin. Por ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri, që të marrësh kapon e bandave në çdo qark dhe ti ta futës o për kryetar bashkie o për deputet, këtë e ka bërë vetëm Partia Socialiste në Shqipëri. Jam plotësisht dakord që demokratët i kanë ushqyer bandat dhe një pjesë prej tyre janë forcuar që në kohë të PD-së, por asnjë prej tyre nuk u bë deputet.

Dhe ky është dallim shumë i madh i njërës parti nga tjetra. Duhet të kuptojnë ato që nuk e kanë të qartë, se të nxjerrësh fletë arresti për 7 banda kriminale në Shqipëri, do të thotë të kesh guxim, kurajo dhe të luash me jetën. Në dijeninë time, 2 nga këto banda dhe më parë kanë bërë atentate dhe pengmarrje brenda sistemit. Unë kam informacion që brenda një dosje penale, 6 herë për gjashtë gjyqtarë dhe prokurorë të ndryshëm janë bërë atentate ose pengmarrje dhe nuk është guxuar as lajm të nxirret sepse vetë gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë të interesuar të mos dilte si lajm pasi ta mbyllnin këtë gjë, pasi kishin frikë nga presioni në përgjithësi. Presioni ka qenë i tmerrshëm, kanë qenë shumë të fuqishme. Nuk mund të bëhej as denoncim dhe as të bëhej publike si ngjarje. Përgjimet kanë dy lajme të mira, lajmi i parë është që përfundimisht dhe nëse do të ketë gjyqtarë frikacak apo të korruptuar, nuk do të guxojnë t’i shpallin të pafajshëm sepse dosjet penale janë të blinduara. Këto kanë vlerën e provës. Ndaj të gjithëve këtyre 48 personave, janë në burg apo në arrati, këtyre çelësat iu hodhën në oqean, që do të thotë se këto nuk do të qarkullojnë më të lirshëm. Lajmi i dytë i mirë është se përgjimet treguan se në të drejtën penale, askush nga këto nuk mund të konsiderohet si një familje mafioze. Këto përfundimisht, janë disa banda banale halabakësh që funksionojnë tipike si shqiptarë, ku nuk kanë strukturimin e mafias klasike italiane apo ndërkombëtare. Këto janë banda e organizata kriminale, por jo të nivelit mafioz.

-Si quhet kur krimi lidhet me politikën, me deputet të Kuvendit? Si quhet, përdorin pushtetin e tyre, paratë?

Ka blerë banda, ka blerë pushtetin. Me para kanë blerë imunitetin politik.

-Puna është kur pushtetarët na dalin banditë, se mirë krimi që na blinka politikën, por këtu kemi ish-deputet porositës vrasjesh?

Dy nivelet më të larta të krimit janë organizata kriminale dhe mafia, në konceptin juridik. Këto hyjnë te organizata kriminale tipike shqiptare, janë shumë banale në mënyrën si kanë funksionuar, këto nuk kanë as korrier që dekonspirojnë. Këto të pestë grupet me njëri-tjetrin, njëherë ia kanë futur të pestë njëri-tjetrit, njëherë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ka dhe një lajm të keq nga e gjithë kjo histori, duke filluar nga shtatori do kemi një seri vrasjesh të një lufte të paparë që do të fillojë mes këtyre bandave. Publikimi i përgjimeve të të cilave, i ka hedhur në erë këto. A është bërë qëllimisht, a është bërë pa dashje nuk dihet.

-I kanë futur në hasmëri?

Absolutisht. Sepse deri dje i kanë pasur hamendësime, ky mund të më ketë thënë, ku ndoshta është kundër meje. Në momentin që publikohen të gjithë bisedat e grupeve kundërshtare, unë mendoj që tentakulat dhe metastazat e këtyre bandave, absolutisht që do të fillojnë të veprojnë dhe do hakmerren. Mendoj që do të kenë dy-tre muaj organizim, do të marrin porositë, pagesat nga jashtë shtetit (Dubai) ose nga burgu. Lajmi i mirë dhe i keq është se ata që janë në burg nuk do të ekzekutohen, se janë të mbrojtur. Mund të jenë në burg përjetë, por me këto burgje që kemi në, besoj mesa duket ata vazhdojnë të ushqehen me krudo, me verë, me telefona, me celularë, me rrjete sociale.

-Si i shihni sulmet dhe kritikat ndaj SPAK?

Do të doja të tërhiqja vëmendjen për tre momente të rëndësishme që dua t’i them ndaj atyre që janë kritik ndaj SPAK-ut. Së pari, ato që janë kritik ndaj SPAK-ut, kryesisht kanë bindjen e tyre se lideri opozitës është vënë në akuzë pa prova dhe po goditet politikisht. E marrë të mirëqenë në këtë moment se ato kanë të drejtë, përfshirë dhe vetë liderin e opozitës i cili pretendon se është vënë në akuzë pa prova, është vënë në arrest shtëpie pa prova. Për një person i cili pretendon të jetë shtetar në historinë e Shqipërisë, që të ketë një standard dhe një profil të lartë, si mundet të të bjeri në të njëjtin nivel kur del dhe akuzon Altin Dumanin, të lidhur me Shullazin, Bamin apo me familjen e Ervis Martinajt. Për sa kohë nuk kë prova mor zotëri, që ky skrapi që e akuzon të ketë lidhej me Bamin, me Shullazin apo me bandat e tjera, nuk ke asnjë të drejtë të dalësh ta denigrosh publikisht këtë person për sa kohë është dhe titullar i lartë i shtetit. E dyta, në të gjithë këto përgjime të të gjitha bandave, nuk rezulton të jetë organizuar asnjë atentat politik ndaj një zyrtari politik të opozitës. Deri më sot nuk rezulton asnjë politikan nga opozita të jetë rrahur nga bandat kriminale.

-SPAK vepron si një i vetëm apo standardi i SPAK-ut është Altin Dumani?

Nuk mund të jetë. SPAK-u ka krijuar një standard në tërësi. Meritën padyshim e ka Altin Dumani, në rolin drejtuesit, sepse të gjitha këto po ndodhin në hapësirën kohore kur po drejtohen nga Altin Dumani. Nëse ai nuk do kishte një ekip nuk do ishin bërë këto goditje. E treta, kanë një kurajo dhe guxim të jashtëzakonshëm pasi jetojnë në një Shqipëri ku familjarët e tyre mund të goditen nga momenti në moment. Është një rrezik shumë i madh kriminal nga bandat, rrezik për jetën, familjarët dhe personat e fisit të prokurorëve dhe është një kurajo e jashtëzakonshme të cilën jo çdo kush mundet ta marrë përsipër. Është më e lehtë të arrestosh një zv. Kryeministër sesa kapo bandave në Shqipëri.

-A u dekonspirua aksioni i SPAK?

Çdo subjekt që ka patur aplikacionin SKY, kanë qenë të vetëdijshme që janë nën hetim dhe me ditë ka qenë fletë arresti. Ato kanë qenë në dijeni që kishin aplikacionin SKY, e derisa kishin aplikacionin dhe janë zbardhur nga Belgjika dhe Franca, dihej shumë mirë se ishte çështje ditësh arresti. Pse nuk do largoheshin ata, nuk kishin nevojë t’i njoftonte SPAK-u por kishin dijeni se kishin ardhur të zbardhura përgjimet. Pse t’i mendon se dje e morën vesh ata e u larguan. Unë mendoj se dje nuk është larguar asnjëri, pra nuk është se janë larguare se doli fletë arresti 48 orët e fundit. Ata kanë ditë, jave e ndoshta muaj që janë larguar nga Shqipëria e janë fshehur diku. Nuk mendoj fare që SPAK -u ka dekonspiruar operacionin./ SOT

kreshnik spahiu