Aktualitet24 Maj 2024, 12:33

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në Parlament, Gjokutaj: Veprim skandaloz i SPAK, e barazon me një person të zakonshëm

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Berishës për
Avokati Genc Gjokutaj ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të shkuar në Parlament.

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka theksuar se SPAk-u e ka rrëzuar kërkesën e një lajthitje.

“Unë do të ndalesha në dy momentet dhe që janë edhe të fundit deri më tani të kësaj çështjeje. Siç e dini, Gjykata e Lartë është shprehur dje në lidhje me kërkesën që ne i kemi bërë SPAK-ut për z. Berisha, që të marrë pjesë në seancat e parlamentit, kërkesë të cilën SPAK-u e ka rrëzuar me një lajthitje në objekt që ka të bëjë as më shumë e as më pak me një gabim inteligjent të tyre kur një deputet me mandat e barazon me një person sikur ai do të shkojë në një punë të zakonshme”, shprehet Gjokutaj.

Avokati Gjokutaj vijon me akuzat ndërsa e cilëson një veprim skandaloz

“Dhe ka vazhduar kjo sagë alogjizmi deri në Gjykatën e Apelit dhe dje në Gjykatën e Lartë. Ky është një veprim skandaloz në të gjitha kuptimet, si nga pikëpamja logjike, edhe nga pikëpamja ligjore dhe kjo lidhet ngushtësisht me mandatin e deputetit. Masa e sigurimit e z. Berisha nuk afekton përfaqësimin e tij në Kuvend dhe kjo lidhet ngushtësisht me mandatin që ai gëzon si anëtar i Kuvendit, si deputet”, theksoi Gjokutaj.

Më tej avokati theksoi se shpesh çështja e Berishës krahasohet me Belerin, ndërsa shton se nuk kanë asnjë lidhje.

“Shpesh bëhen paralelizma me çështjen Beleri po themi, por kjo nuk ka asnjë lidhje as nga pikëpamja e nivelit të përfaqësimit, por as nga pikëpamja e fillimit të mandatit pasi nuk është lejuar fare të marrë mandatin.  Kushtetuta i ka të caktuara rastet kur mbaron mandati i një deputeti”, tha Gjokutaj.