Aktualitet20 Korrik 2023, 13:12

Kuvendi i Shqipërisë shpall vakancat për 6 anëtarë të KLGJ dhe KLP

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi i Shqipërisë shpall vakancat për 6 anëtarë

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur këtë të enjte vakancat për 6 anëtarë të KLGJ dhe KLP nga radhët e avokatëve dhe organizatave të shoqërisë civile.

Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar” ka nisur procedurat për zëvendësimin e 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilëve u përfundon mandati në Dhjetor 2023.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, mësohet se janë shpallur dhe kanë nisur procedurat për plotësimin e 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe një nga organizatat e shoqërisë civile në KLGJ, 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe 1 nga organizatat e shoqërisë civile në KLP.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare web të Kuvendit, të interesuarit për të kandiduar dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në legjislacionin përkatës, duhet që brenda datës 5 gusht 2023, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

kuvendi vakancat klgj klp