Aktualitet20 Korrik 2023, 11:10

Goditi me grusht Berishën në protestë, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Gerti Shehut

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me grusht Berishën në protestë, Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2023, ditën kur në Tiranë mbahej samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Shkak është bërë papërgjegjshmëria mendore e 31-vjeçarit. Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gerti Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi i papërgjegjshëm.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha akuzoi kryeministrin dhe qeverinë Rama se kishte gisht në këtë sulm ndaj tij. Ndonëse, kjo retorikë u pasua edhe nga mbështetësit e tij, në një prononcim për mediat, mjeku i Gerti Shehut konfirmoi më 6 dhjetor se pacienti i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor.

gerti shehu berisha ceshtje gjykata