TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Mars 2026, 12:37

Kuvendi përballet me sulm kibernetik, hakerat iranianë kërcënojnë deputetët: Bisedat e të korruptuarve janë në duart tona!

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi përballet me sulm kibernetik, hakerat iranianë
Foto Ilustruese

Administrata e Kuvendit u përball sot me një sulm kibernetik që preku sistemin e brendshëm të teknologjisë së informacionit.

Që nga orët e para të mëngjesit, punonjësit e administratës dhe deputetët nuk arritën të përdorin kompjuterët dhe adresat zyrtare të emailit. Problemi ndikoi drejtpërdrejt në komunikimin dhe funksionimin e zakonshëm të strukturave të institucionit.

Ndërkohë, grupi “Homeland Justice” publikoi në platformën Telegram materiale që përfshijnë emaile të lidhura me sistemin e Kuvendit.

“Homeland Justice” pretendon se ka në dorë të gjitha bisedat dhe korrespondencat e fundit të disa figurave politike, ndërsa i akuzon ata për mbrojtje të personave që i cilëson si autorë të krimeve të rënda.

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.

Deri më tani nuk ka reagim zyrtar nga institucionet shqiptare lidhur me këtë deklaratë.

Institucionet përgjegjëse pritet të verifikojnë përmasat e ndërhyrjes dhe të përcaktojnë ndikimin në të dhënat e administratës parlamentare.

Grupi "Homeland Justice", u bë i njohur në 2022, kur sulmoi disa sisteme shtetërore, përfshirë portalin e-Albania dhe rrjete të institucioneve qeveritare. 

Kuvendi përballet me sulm kibernetik, hakerat iranianë

 

hakerohen kompjuterat e adminsitrates se kuvendit

Lini një Përgjigje