TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2026, 12:05

Lindja e Mesme në flakë, Qeveria kujtohet të këshillojë shqiptarët: Mos udhëtoni në zonat e luftës

Shkruar nga Pamfleti

Lindja e Mesme në flakë, Qeveria kujtohet të këshillojë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se, për shkak të përshkallëzimit ushtarak në Lindjen e Mesme, situata e sigurisë në rajon mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme.

Në njoftimin e përditësuar, Ministria këshillon shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë.

Për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Lindjen e Mesme, rekomandohet të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të shqyrtojnë mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato janë funksionale. Ata këshillohen gjithashtu të ndjekin informacionet nga burime zyrtare dhe mediat e besueshme, si dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ministria sugjeron që shtetasit të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit të gatshme, ndërsa në rast nevoje të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë në rajon.

Sipas njoftimit, ekziston mundësia që, në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, të mbyllet hapësira ajrore në një zonë më të gjerë, duke sjellë anulime fluturimesh pa paralajmërim. Për informacion mbi fluturimet, qytetarët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse.


Njoftim i përditësuar mbi situatën në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, në vijim të përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindja e Mesme, situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme.

Ministria këshillon fuqimisht shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, shtetasit e Republikës së Shqipërisë të cilët gjenden aktualisht në rajon këshillohen:

•Të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë me përparësi mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale.
•Të ndjekin zhvillimet përmes burimeve mediatike të besueshme dhe kanaleve zyrtare të informacionit;
•Të respektojnë dhe ndjekin në çdo kohë udhëzimet e autoriteteve lokale;
•Të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit gjithmonë të gatshme;
•Në rast nevoje, të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në rajon dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e tyre.

Në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës së sigurisë, mbyllja e hapësirës ajrore në një perimetër më të gjerë sesa vendet e prekura deri tani mbetet një mundësi reale, dhe fluturimet mund të anulohen pa paralajmërim. Për çdo çështje që lidhet me fluturimet, qytetarët këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt kompanitë ajrore përkatëse. Autoritetet shqiptare janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë në kohë reale për çdo zhvillim të ri.

ministria e jashtme shqiptareve lindja e mesme

Lini një Përgjigje